Pink ka surprizuar fansen e saj, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë me një gjest mjaft të bukur.

Diane Berberian vuan nga kanceri dhe dëshira e saj më e madhe ishte që të zhvillonte një bisedë me yllin e popit.

Këtë ëndërr ajo mundi që ta bënte realitet duke komunikuar me Pink rreth 30 minuta në “Zoom”, ndërkohë që një pjesë të bisedës me yllin, ajo e publikoi në rrjetet sociale.

“Ti ma bërë ditën edhe më të bukur. Pink këndoi ‘We Are the Champions’. Do të përpiqem ta ndaj më vonë”, shkroi ajo.

Përtej të qenit një nga fanset më të mëdha të Pink-ut, Berberian njihet si një vrapuese elitare dhe konkurrente e Ironman, e cila momentalisht ndodhet në kujdesin mjekësor pasi u diagnostikua me kancer në kocka.

Sipas mediave të huaja, 63-vjeçarja përfundoi maratonën e saj të fundit në Filadelfia muajin e kaluar./tvklan.al