Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka shpërthyer në flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës pranë Saukut. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit mundi të dilte në kohë pa pësuar asnjë lëndim.

Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në Tv Klan pamje të automjetit duke u djegur. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe uniformat blu. Burime policore kanë konfirmuar për

tvklan.al

se ngjarja është aksidentale.

/tvklan.al