Nuk ka të lënduar, por dëme të shumta materiale
Një zjarr i madh ka përfshirë rreth orës 13:30 një magazinë bojërash në zonën e quajtur “Azotiku”, në qytetin e Fierit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë në përpjekje për të bërë shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Tv Klan