Lame: Vijon regjistrimi i tokës bujqësore të përfituara me Ligjin 7051

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të Baldushkut, ku dhe ka shpërndarë 90 vendimet e fundit të legalizimit në këtë zonë.

Lame ka shpjeguar vijimin e procesit të regjistrimit të tokave bujqësore të përfituara me ligjin 7501.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës sqaroi se me gjithçka do të merret Kadastra dhe e vetmja detyrë për qytetarët që kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, është aplikimi tek portal qeveritar e-Albania.

Klan News