Në 1 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit para memorialit të tij janë përulur me respekt miq, shokë, simpatizantë të thjeshtë duke vendosur aty lule dhe qirinj të ndezur. E kanë përkujtuar edhe krerët e PD-së.

Buqeta me lule nga lideri demokrat Sali Berisha, Genc Pollo, Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Minarolli, Memia, Ngjela. Lideri i Dhjetorit Hajdari është përkujtuar më pas me homazhe në strehën e fundit ku prehet trupi i tij.

Kurora, buqeta me lule e qirinj të ndezur dhe disa minuta heshtje në kujtim të Azemit. Duke kujtuar njeriun e tij më të afërt fjalën e mori lideri demokrat Berisha. Aktivitetet në përkujtim të 1 vjetorit të vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari kanë vazhduar më pas me vizita në shtëpinë dhe familjen e tij./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame