Një sherr masiv mes një familje shqiptare dhe një rumune ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Caprarola., ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mediat në Itali bëjnë me dije se përleshja ka qenë e dhunshme, pasi dy familjet janë qëlluar me thikë dhe mes të plagosurve është një i mitur.

Nga spitali nuk jepet të dhëna për gjendjen e tre të plagosurve, ndërkohë dhe policia nuk ka bërë të ditur identitetet e tyre.

Dëri tani mësohet se Karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë. Po ashtu në komisariat janë  shoqëruar dhe 5 rumun, të cilët u përfshinë në përleshjen e përgjakshme.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për tentativë për vrasje dhe mbajtje e paligjshme e armëve./tvklan.al