Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mijëra njerëzve

Australia është goditur nga moti i keq. Autoritetet atje kanë evakuuar mijëra njerëz për shkak të reshjave të mëdha të shiut. Nga pamjet e siguruara televizive këta pjesëtarë të emergjencës po shpëtojnë një burrë nga përmbytjet në veriperëndim të qytetit të Sidneit.

Rrugët janë shndërruar në lumenj ndërsa linjat e energjisë elektrike kanë rënë. Automjetet kanë ngecur në rrugë duke detyruar drejtuesit e mjeteve të bëjnë përpjekje ‘titanike’ për t’i larguar ato. Gjendja paraqitet  e rënduar pasi zyrtarët thonë se reshjet e shumta të shiut po shkaktojnë përmbytje të shpeshta thuajse çdo orë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të jenë të përgatitur  për evakuime të mundshme. Sakaq, ekspertët besojnë se ndryshimet klimatike janë faktori kryesor që është përgjegjës për ngjarje të tilla duke ngritur pikëpyetje se sa e përgatitur është Australia.

Klan News