Katër automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin e Lezhës pasditen e kësaj të diele.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Gurra” pranë një karburanti.

Katër automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 persona të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al