Dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të marte në Ishull Lezhë. Gazetarja Vera Deda thotë se nga përplasja ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve, një burrë rreth të 70-tave.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet policore në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhen e rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al