3 persona mbetën të vrarë kur 2 avionë u përplasën në Colorado mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas asaj që shkruan amerikanja CBS, në aksident u përfshinë dy avionë të vegjël, një Cessna 172 dhe një Sonex Xenos. Ngjarja ndodhi pranë aeroportit Vance Brand në Longmont. Ata u përplasën në ajër e më pas përfunduan në tokë.

Në bordin e Cessna ndodheshin 2 persona, ndërsa në avionin tjetër vetëm piloti. Shërbimet e emergjencës konfirmuan se të tre personat në fjalë kishin humbur jetën.

Mbetet e paqartë se në çfarë rrethanash ndodhi ngjarja e rëndë. Zyrtarët thanë se kishin nisur hetimet dhe se do të jepnin më shumë informacione në një moment të dytë./tvklan.al