Një autobus i nisur nga Genoa e Italisë është përfshirë në një aksident në Zyrih të Zvicrës. Sipas mediave vendase, një grua ka humbur jetën dhe 44 pasagjerë të tjerë janë plagosur.

Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë, mes të cilëve janë dy shoferët.  Ndër personat që kanë pësuar lëndime janë edhe dy shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se në bordin e autobusit ishin të paktën 13 italianë, 2 shqiptarë, 1 zviceran, 1 gjerman, 2 kolumbian, 1 jordanez, 1 rumun, 1 boshnjak, 6 rusë dhe 3 afrikanë. Identiteti i dy shqiptarëve nuk është bërë i ditur. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, megjithatë paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe ngricës në rrugë.

/tvklan.al