Për ngjarjen e rëndë të së dielës në Prishtinë, ku si pasojë e konfliktit të armatosur mes dy familjeve Capaj dhe Sekiraqa mbetën 1 i vrarë dhe 5 plagosur, prokuroria njofton se një tjetër person është shpallur në kërkim.

Ndërsa për pesë të plagosurit që po mjekohen në spital iu është komunikuar urdhri ndalimit. Viktima Pretim Gashi u varros ditën e sotme, ndërsa 3 nga pesë të plagosurit mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prokuroria thotë se konflikti është vijim i mosmarrëveshjeve mes dy familjeve, te cilët u përplasën me armë edhe në qershor, duke lënë të plagosur një anëtar nga fisi Capaj që njihet ndryshe edhe me mbiemrin Gashi.

Tv Klan