Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore gjati rreth 1 orë e 20 minuta.

Skuadra zhvilloi edhe një test miqësor me ekipin U-21. Myrto Uzuni i thirrur së fundmi iu bashkua mbrëmjen e së hënës ekipit, ndërsa Jasir Asani, Mario Mitaj dhe Enea Mihaj do t’i bashkohem skuadrës të martën.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në transfertë më 7 shtator në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në shtëpi Gjeorgjinë. Ndeshje do të transmentohen pa pagese në televizionin kombëtar Tv Klan.

Tv Klan