Mediat rozë kishin kohë që spekulonin për një romancë të re të Lana del Ray .

Këngëtarja përflitej se po shijonte një lidhje dashurie me 56 vjecarin Jeremy Dufrene, i cili punon si një kapiten dhe udhërrëfyes në ‘Airboat Tours by Arthur’, një agjenci që lejon turistët të ngasin varkat në kënetat e Luizianës, të cilat janë plot me aligatorë,  skifterë dhe kafshë të tjera që jetojnë atje.

Këngëtarja iu përgjigj thashethemeve dhe la një koment nën një postim në Instagram   që spekulonte  për marrëdhënien e tyre dhe shkoi thjesht “JO”.

Megjithatë, fansat e saj kishin reagime të ndryshme ndaj  kësaj lëvizje dhe sërish pati pikëpyetje  se çfarë donte të thoshte artistja  me komentin e saj të vetëm.

Nuk dihet se sa kohë dyshja njihen, por duket se ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë  pasi Del Rey ndau një foto me të në një nga turnet e tij në një moçal në Mars 2019.

Klan News