Luhen Vllaznia – Partizani dhe Skënderbeu-Egnatia

Vllazania – Partizanin është ndoshta ndeshja më interesante e javës së 12 të kampionatit. Jo vetëm për historinë që mbajnë fanellat e dy skuadrave, por edhe pasi në këtë moment diferenca mes këtyre dy skuadrave është vetëm 2 pikë.

Lughget në “Loro Boriçi” dhe shkodranët do të kenë mbështetjen e publikut të tyre, por kjo nuk do t’i pengojë të kuqtë të shfaqin ambiciet për fitore, aq më tepër që oreksi i futbollistëve të Ilir Dajës është shtuar në javët e fundit.

Në kampin veror është atmosferë e mirë. Synohet të paktën ruajtja e vendit të tretë dhe kjo sigurisht që kërkon tre pikët. Do të mungojë Aralica, i ndëshkuar me karton të kuq në takimin me Teutën, megjithatë tekniku ka mundësi zgjedhjeje në sulm. Situata pak më e vështirë tek Partizani që nuk ka ende të gatshëm portierin Hoxha dhe Lucas Cardoso.

Në Korçë do të luhet Skënderbeu-Egnatia, një duel mes dy skuadrave që kërkojnë t’i largohen fundi të tabelës. Do të jetë ndeshja e parë për trajnerin e ri të Egnatias, Zekerija Ramadani. Kjo përballje do të vlejë në luftën e tyre për mbijetesë.

Tv Klan