Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ilirjan Suli shtangisti shqiptar i shpallur nënkampion i Europës në Sofje ka mbrritur sot në Aeroportin e Rinasit, me një medalje argjendi dhe dy medalje bronxi. Peshngritësi tjetër shqiptar Ilir Kafarani u rendit në vendin e gjashtë në këtë Europian. Dyshja e peshngritësve shqiptarë Suli, Kafarani pretendojnë rezultate më të larta në Olimpiadën e Sidney.

Peshngritësi Ilir Suli:- “Ishte një garë shumë e vështirë. I kisha të shumtë kundërshtarët, që nuk dihej kush do të dilte kampion. Kishim bërë stërvitje dhe e vlerësova. Tani po mendoj për lojrat Olimpike të Sidney, të thyej një rekord botëror që mendoj se e kam të mundshme dhe të marrë medalje ari”.

Ministri i Kulturës dhe i Sportit Edi Rama tha se peshngritja do të mbështetet nga shteti për të arritur rezultate më të larta.

Edi Rama, Ministri i Kulturës dhe i Sportit:- “Kushtet e tyre janë në përmirësim të vazhdueshëm dhe rezultatet kanë të bëjnë pikërisht me përmirësimin e kushteve. Megjithatë ata mund të flasin vetë, nuk është rasti as për të bërë propagandë, as për të shfrytëzuar imazhin e tyre vetëm për veten tonë. Ne jemi thjesht në shërbim të tyre”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame