Nuk kanë fund befasitë në një sezon me mjaft të papritura. Pas shumë përpjekjesh, kampionati rifilloi edhe në Rusi, ku dje u zhvilluan takimet e para.

Sfida që tërhoqi vëmendjen ishte dueli mes Sochi dhe Rostov ku u shënuan plot 11 gola, 10 prej të cilëve nga vendasit.

Kjo për shkak se kishte disnivel mjaft të madh në cilësi, pasi Rostov zbriti në fushë skuadrën e dytë për shkak se ekipi i parë është futur në karantinë sepse anëtarë të saj kanë rezultuar pozitiv në testin Covid.

Por pavarësisht se pësoi 10 gola, ishte portieri i akademisë së Rostov, Denis Popov ai që u zgjodh lojtari i ndeshjes, me ekspertët që e vlerësojnë 17-vjeçarin për paraqitjen e tij në fushë dhe talentin e treguar në katërkëndësh.

21 goditje shkuan drejt portës së mbrojtur prej tij, por vetëm 10 arritën që të preknin rrjetën. Për këtë, ai mori edhe çmimin që pritet të motivojë lojtarët e rinj nga e gjitha bota për të dhënë maksimumin sa herë i jepet mundësia për të luajtur në elitën e futbollit vendas.

Klan Plus