Çifti i ri i showbiz-it shihen në një ndeshje basketbolli

Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski bënë daljen e tyre  në publik si çift në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden në New York . Çifti i ri i showbiz-it u panë në tribune  duke bërë tifo në një ndeshje mes Memphis Grizzlies dhe New York Knicks.

Të dy 29- vjeçari Davidson dhe 31-vjecarja  Ratajkowski, ishin të buzëqeshur ndërsa ishin ulur krah për krah me birra në dorë mes një publiku të mbushur me yje si aktorin regjisorin Ben Stiller dhe këngëtaren, Jordin Sparks.

Davidson kishte veshur  një kostum  sportive blu  të errët dhe atlete sportive argjendi si dhe syze dielli të zeza shkruan DailyMail. Ndërkohë, Emily kishte veshur një bluze  të bardhë sipër mbante një xhup ngjyrë kaf “North Face” me xhinse dhe çizme deri tek gjuri.

Ndërsa ndeshja e New York Knicks është dalja e tyre e parë publike, Ratajkowski në fakt foli se pse kaq shumë gra e shohin komedianin kaq të dëshirueshëm, gjatë një interviste në Late Night me Seth Meyers në Nëntor 2021.

“Natyrisht, gratë e shohin atë shumë tërheqës. Djemtë thonë: “Uau. Çfarë ka ai djalë?” Dhe unë dua të them, ai duket super simpatik”, tha ajo.

Javën e kaluar, një burim i tha Entertainment Tonight se Emily, “po ecën mirë dhe po përshtatet më shumë me jetën e saj si nënë beqare që nga divorci i saj”.

Klan News