Do t’i kërkoja kreut të grupit parlamentar të negociojë me Gramoz Ruçin dhe me krerët e grupeve të tjera parlamentare uljen e moshës së votimit në 16 vjeç”.

5 vjet më pas, ky propozim i ish-Kryeministrit Sali Berisha është rikthyer. Këtë herë është shoqëria civile ajo e cila i ka nisur Kuvendit dhe partive politike një peticion, ku kërkon që e drejta e votës t’ju jepet të gjithë adoleshentëve, duke filluar nga 16 vjeç.

Austria, Gjermania, Skocia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë disa nga vendet ku 16-vjeçarët kanë të drejtë vote. Drejtuesi i CRCA, Altin Hazizaj jep dhe disa argumente pse sipas tij duhet mbështetur ky ndryshim ligjor.

Në vendin tonë përllogariten të jenë afro 200 mijë adoleshentë, nga 16 deri 18 vjeç, të cilët në rast të një ndryshimi ligjor do të përfshihen me të drejtë vote që në zgjedhjet lokale.

Tv Klan