Pjesë e organizatës kriminale, kapet në Lezhë 38-vjeçari i kërkuar nga Italia


Pjesë e organizatës kriminale, kapet në Lezhë 38-vjeçari i kërkuar nga Italia

11:52 02/10/2022

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Lezhë nga policia shqiptare.

Në bashkëpunim me Interpol Tiranën, Policia e Lezhës finalizoi operacionin “Torino” për kapjen e 38-vjeçarit të quajtur Elton Dodaj.

Ndaj tij është vendosur arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Torinos në Itali për trafik të lëndëve narkotike në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale.

38-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al












Të ngjashme