Plagoset disa herë me thikë deputeti, kapet autori - Tv Klan

Plagoset disa herë me thikë deputeti, kapet autori


Plagoset disa herë me thikë deputeti, kapet autori

15:16 15/10/2021

Një burrë është arrestuar pasi deputeti konservator Sir David Amess thuhet se u godit me thikë disa herë i cili ndodhej në zonën e tij zgjedhore Southend West. 69-vjeçari u sulmua në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05 të ditës së sotme dhe policia tregon se ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Një zëdhënës i zyrës së tij në Westminster tha: Nuk e dimë pse ka ndodhur ky incident, presim të kemi më shumë informacione. /tvklan.al








Të ngjashme