Sidion Tabaku i ka të dukshme plagët në trup dhe hematomat në fytyrë. Ai u thotë se u rrah barbarisht nga policia mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, pasi më herët drejt tij ishte qëlluar me armë.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave sqaroi se 27-vjeçari nuk iu bind një urdhri të policisë për të ndaluar teksa ishte duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë në “Rrugën e Dibrës”.

Më tej thuhet se në tentativë për t’u larguar ai u rrëzua, ndërsa gjatë ndjekjes nga efektivi i patrullës ka patur një qitje të pavullnetshme të armës. 28-vjeçari është proceduar për mosbindje të urdhrit të policisë, ndërsa efektivi i rendit për “Plagosje nga pakujdesia”.

Tv Klan