Në spektaklin e dashurisë “Love Story” fronistja Dea ka zgjedhur Algertin për një takim në një fermë shqiptare. Takimi i tyre ka nisur me një dhuratë nga Algerti për Dean një glob qelqi ku i ka kërkuar të zgjedh një destinacion të preferuar. Dea ka zgjedhur Australinë me një zemër në glob duke marrë edhe premtimin e Algertit se udhëtimi i tyre i parë sëbashku do të ishte drejt këtij kontinenti.

Mirëpo duket se ky takim nuk është pritur shumë mirë nga Robert Aliaj, i cili është shprehur se i është duket shumë mekanik dhe pa shpirt. Nga ana tjetër, deklarata e Kristit se ka interes për Dean, ka nxitur një sherr në studio, ku Xheni është shprehur se nuk do të dalë në takim me Kristin.

Roberti: Algeriti kishte në duar një robot pa shpirt fare. Poezia ishte mekanike fare. Unë kam bërë një projekt kur dy robotë flisnin. Aspak shpirt. Ishte kulmi i kulmit të fallcitetit që kam parë në një shoë.

Dea: Unë nuk e pranoj fare.

Jerina Lalaj: Maksimuni i fallcitetit më duket që babë e bir të komentojnë…

Alketa Vejsiu: Mendoj t’i ndërrojnë vendet.

Kristi: Dea, Kristi pse po bëhesh xheloz, je shumë xheloz?

Bleona: Unë do merrem me rakinë, rakia e Skraparit është më e famshme në Shqipëri. I shkon njërit në shtëpi dhe i thua kjo e juaja nuk bën.

Vilian: Unë i nisa raki tropoje se është shumë e mirë.  

Bleona: Unë personalisht doja të shikoja një film të dytë kur ti shkon në shtëpinë e babait.  

Vilian: Ndjesitë e takimit i përjetova unë dhe e di si është ndjerë Dea në atë takim. Po të ishte ashtu si thoni ju Dea nuk do t’u afronte për mëshirë tek unë. Dea çfarë kanë Kristi dhe Roberit me ty?

Dea: Nuk e kuptoj se çfarë ka as Kristi, as Roberti.

Roberti: Ti je pa pikë shpirti.

Bleona: Kristi në mënyrë të pavetëdijshme mund të jetë i dashuruar me ty.

Kristi: Po, kam interes për Dean. Këtë nuk e thashë tani, por e kam deklaruar në shumë raste. Tani ia vura vulën.

Vilian: Doja të bëja një propozim për Dean që takimin e radhës të marrim Robertin dhe Kristin si kameramanë.

Xheni: Unë ndihem shumë e prekur nga deklarata e Kristit dhe fakti që deklarohet për Dean më duket e tmerrshme, po për çfarë jemi ne këtu?!

Kristi: Fakti që kam unë interes për Dean nuk do të thotë zgjedhje. Ti mund të kesh interes ndaj Bajronit. Jemi njerëz.

Xheni: Jo. Ti nuk mund të ndjesh interes ndaj Deas. Jo, ti, por askush nuk mund të na fyejë ne këtu.

Xheni: Unë nuk dal më në takim me Kristin. Të mos qëndrojnë në këtë panel. Unë kam ardhur të dal çift. Unë nuk e kam kohën të çoj dëm. Çohuni vajza për çfarë po rrimë ne këtu?! ./tvklan.al