Vogëlushi Allan Harris prej disa kohësh është duke luftuar me një tumor në stomakun e tij. I mërzitur nga qëndrimi në spital, ai ka dashur të dalë prej aty dhe të bëjë realitet ëndrrën e tij.

7-vjeçari, nga Swansea, i ka shprehur vazhdimisht familjes dëshirën për t’u bërë një oficer policie dhe së fundmi, kjo u bë realitet.

Fondacioni i bamirësisë “Make-A-Wish”, së bashku me policinë e West Yorkshire i kanë dhuruar një ditë ndryshe vogëlushit.

Fondacioni bëri të mundur që ai të udhëtonte nga Uellsi dhe të kalonte ditën në qendrën e trajnimit të policisë, ku mori pjesë në një operacion special të koduar Avenger. 7-vjeçari pati mundësi gjithashtu të shikonte hap pas hapi punën e tyre.

Atij iu dha uniforma e tyre dhe njëkohësisht edhe instruksionet e duhura, sesi duhet të vepronte gjatë operacionit të tyre.

Pastaj e futën në furgon dhe e pajisën me veshje shtesë mbrojtëse. Allan hipi në një motorçikletë policie dhe madje provoi sirenën para se të organizohej një operacion policie i rremë, për kapjen e një grabitësi.

Pasi dita përfundoi, Harris e konsideroi atë si absolutisht të shkëlqyeshme. /tvklan.al