Lajme Arkiva – TV klan 2004

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë përsipër një detyrë tepër të vështirë, të edukojë këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Për këtë arsye, që prej mëngjesit të sotëm në kryqëzimet kryesore të Tiranës, përveç policëve rrugorë, janë vendosur dhe forca të policisë rendit, të cilat do të kenë për detyrë të cilët do të shoqërojnë kalimtarët për dore, apo t’i orientojnë ata për të kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Madje do të vendosen dhe gjoba për ata që nuk respektojnë rregullat, vendim ky që duket se ka kënaqur drejtuesit e automjeteve, që deri tani kanë qenë të vetmit që gjobiteshin për shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor. Shumica e qytetarëve janë të bindur, se vetëm një masë e tillë do të disiplinonte këmbësorët shqiptarë, por ka dhe nga ata që mendojnë se nuk mund të kërkohet nga kalimtarët të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, ku asgjëkundi nuk gjen vija të bardha dhe semaforët nuk funksionojnë gjithnjë mirë.

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët është bërë shpesh burim aksidentesh dhe numri i viktimave në këto raste, ka qenë tepër i lartë këto vitet e fundit në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka