Policia e Shtetit ka forcuar masat për protestën që do të zhvillohet në selinë e PD.

Në oborrin e Akademisë së Shkencave pas sallës së Parlamentit ka forca të shtuara të policisë. Aty janë pozicionuar furgona dhe autobote me ujë për të pasur situatën nën kontroll në varësi të asaj që mund të ndodhë.

Edhe derës kryesore së Kryeministrisë dhe fasadës së ndriçuar të saj i janë vënë një veshje metalike.

Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar një ditë më parë se tubimi i ditës së sotme do të jetë paqësor./tvklan.al