Policët e thjeshtë sot patën rastin të provojnë realisht ndjenjën e mbështetjes masive në misionin e vështirë të rivendosjes së rendit. Këtë herë nuk ishin vetëm fjalë por para. Në sportelet e thjeshta të komisariateve filluan të ndaheshin lekët e taksës së solidaritetit.

Shteti përpos shumës që policëve u takonte, u ka mbajtur tatimin 10% të shpërblimit. Një nga policët thotë se shpërblimi përderisa nuk vjen nga buxheti i shtetit por drejtpërsëdrejti nga populli, nuk duhej t’i nënshtrohej detyrimeve fiskale, megjithatë uniformat blu sot kanë patur një motiv më shumë për të luftuar kriminalitetin dhe për të garantuar qytetarëve sigurinë e jetës dhe të pronës./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili