Një arsenal municionesh dhe armësh është zbuluar nga policia e Elbasanit, pas një operacioni të koduar “Start 2022”.

Klan News ka siguruar një foto të 2 pistoletave dhe 1 kallashnikovi që u sekuestruan në afërsi të burgut të sigurisë së lartë në Peqinit. Policia pas informacioneve të marra në rrugë operative ka nisur menjëherë hetimet me metoda proaktive.

Hetuesit gjatë operacionit në lagjen ”Xhami” në Peqin kanë gjetur në një magazinë, një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thikë, një bajonetë, një grantë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.

Polica e Elbasanit ka arrestuar në kushtet e flagranës 3 persona, Skënder Dudija, Ali Çelmeta, Mikael Durrsaku dhe u shpall në kërkim shtetasi, Ergi Tosko.

Dudiaj ka qenë i dënuar më herët për krime kundër personit. Sipas policisë 3 të arrestuarit në momentin që kanë parë hetueist kanë tentuar që të fshehin armët. Në cilësinë e provës marteriale është sekuestruar nga blutë e Elbasanit automjeti “Opel Frontera” dhe 1 aparat celular.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje  kriminale kundër jetës dhe pronës. Armët e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë. Ndaj të dyshuarve janë ngritur disa akuza si,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Klan News