Ministria e Rendit do të ndryshojë sërish disa nga zyrtarët e saj më të lartë. Prej disa ditësh në zyrën e Kryeministrit Majko, po qëndron lista me emrat e atyre që do të lëvizin të firmosur nga ministri Koçi, i cili ka vepruar në sinkron me atë çfarë i është kërkuar më parë. Pas kërkesës së përsëritur të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hasan Ahmetaj për t’u larguar nga detyra, Koçi ka propozuar ikjen e tij dhe zëvëndësimin me Veton Gjelikun i cili aktualisht është nëndrejtor i Policisë së Tiranës.  I planifikuar për të lëvitur në një tjetër detyrë është dhe zëvëndësministri Ilir Çano ku sipas burimeve do të ketë pasues Besnik Yzeirin. Pritet vetëm pritja e Majkos për të ndodhur këto ndryshime.

Pamje Ministria e Rendit, zv.ministri i Rendit Ilir Cano./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili