9 shoferë të arrestuar dhe 378 të gjobitur për shkelje të ndryshme

9 qytetarë u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë, ndërsa 23 të tjerë që u gjetën nën efektin e alkoolit në masë më të ulët u gjobitën. Shkelja më e konstatuar nga Policia Rrugore gjatë 48 orëve është përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkelje për të cilën u gjobitën 147 qytetarë.

112 qytetarë u gjobitën pasi u kapën në drejtim mjeti me shpejtësi mbi normat e lejuara në qendra të banuara dhe duke kryer parakalime të gabuara. 44 të tjerë të cilët lëviznin me shpejtësi të lartë iu pezullua patenta.

71 masa administrative u ndërmorën për qytetarë që kishin errësuar xhamin parapritës dhe 25 për zhurma shqetësuese me mjetet e tyre. 

Kontrollet e Policisë u fokusuan në mjetet me xhamat ballorë të errësuar, makinat që lëviznin me shpejtësi tej normës, që janë konstatuar në përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara, parkime për dy në rrugë, mbi trotuar e në vija të bardha.

Tv Klan