Përfaqësuesja polake e basketbollit mundi në çerekfinalet e Eurobasket 2022 kampionet në fuqi 90-87

Kombëtarja e Sllovenisë dhe ylli i saj Luka Donçiç janë eliminuar në Kampionatin Europian të basketbollit, pasi u mposhtën nga Polonia.

Pjesa e parë u mbyll në disavantazh 58-39 për kampionët në fuqi. Por sllovenët u treguan më agresivë në nisje të periodës së tretë me qëllim që të përmbysnin rivalët polakë.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe Sllovenia e mbylli ndeshjen 90-87 në Berlin, duke u eliminuar nga turneu në çerekfinale.

As ylli i ekipit Luka Donçiç nuk mundi që ta shmangte dështimin, ndërsa ai u u përjashtua nga loja kur kishin ngelur dhe 3 minuta e dy sekonda në periodën e katërt për shkak të tejkalimit të faulleve të lejuara.

Ylli i Mevëriks e mbylli lojën me 14 pikë, 11 ribaunde dhe 7 asiste.

Gjendja e tij fizike nuk ka qenë ndër më të mirat gjatë turneut, pasi ka vuajtur nga dëmtimet fizike dhe për këtë sfidë u detyrua që të luante me injeksion.

Pavarësisht kësaj, basketbollisti u shpreh se ai bëri një paraqitje të keqe dhe zhgënjeu të gjithë vendin, që po i mbështeste.

Polonia luajti mirë në periodën e parë dhe të katërt, me gjithë përpjekjet e kampionëve në fuqi për të përmbysur rezultatin.

Për polakët u dalluan Mateus Ponitka me 26 pikë, 16 ribaunbde dhe 10 asistse dhe A.J. Slaughter me 16 pikë.

Polonia kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të përballet me Francën, që fitoi në çerekfinale ndaj Italisë 93-85.

Klan News