Pompeo paralajmëron “presion të pamëshirshëm” ndaj Iranit

Pompeo paralajmëron “presion të pamëshirshëm” ndaj Iranit

21:30 05/11/2018

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë presion “të pamëshirshëm” ndaj Iranit nëse ai nuk e ndryshon “kursin e tij revolucionar”.

Ai i bëri këto komente disa orë pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, riktheu mbi Iranin të gjitha sanksionet që janë hequr me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, duke folur me një ton sfidues, tha se vendi i tij “do të vazhdojë shitjen e naftës”.

Pompeo u tha gazetarëve se “regjimi iranian ka një zgjidhje: ai mund të bëjë një kthesë prej 180 shkallësh nga kursi i tij i jashtëligjshëm dhe të veprojë si një vend normal, ose mund të shohë shkatërrimin e ekonomisë së tij”.

Pompeo tha se mbi 20 vende i kanë ndërprerë importet e naftës nga Republika Islamike dhe se eksportet e saj kanë rënë për një milion fuçi në ditë.

Vendet evropiane që janë ende pjesë e marrëveshjes së vitit 2015, kanë thënë se do t’i ndihmojnë bizneset t’i anashkalojnë sanksionet. /REL

LAJMET
Të ngjashme
UKT