Emisioni Stop ka trajtuar shpesh problematika të mungesës së mjekëve në qëndra shëndetësore. Këtë herë Stop ka shkuar në Laknas pasi Qendra Shëndetësore prej disa kohësh nuk ka mjek pediatër. Në muajin korrik është larguar mjekja pediatre dhe më pas kanë ardhur dy zëvendësues, të cilët kanë qëndruar nga një muaj dhe janë larguar. Një banore tregon se tashmë detyrohet t’i çojë fëmijët në privat ku cmimet janë të papërballueshme. Në Qendrën Shëndetësore të Laknasit, janë mjekët e familjes ata që mbulojnë edhe vizitat e fëmijëve dhe bëhet fjalë për rreth 26 mijë fëmijë të mbetur pa shërbim mjekësor. Stop u drejtua pranë Qendrës Shëndetsore të Kamzës për të pyetur për vendin vakant. Drejtuesit thonë se është shpallur vakanca dhe pritet emërimi për disa ditë.

Denoncuesja: Si jeni?

Mjekja: Mirë! Si je ti?

Denoncuesja: Kam ardhur për të vizituar pak djalin.

Mjekja: Sille ta vizitojmë, se s’ka pediatër! Ne i bëjmë.

Denoncuesja: Po juve nuk jeni pediatre, apo jo?

Mjekja: Jemi mjekë familjeje. Nëse do! Nëse nuk do, mund ta cosh në Kamëz!

“Stop” u drejtua në Qendrën Shëndetësore të Kamzës për të kuptuar se ku qëndron situata.

Gazetarja: Ne kemi denoncime që këtu nuk ka mjek pediatër.

Mjekja: E vërteta është, që s’ka mjek pediatër. Përgjegjëse e qendrës jam unë. Jam mjeke familjeje. Është edhe një mjek familje aty. Janë ndërruar mjekët pediatër për…sa të themi… Nga korriku e këtej. Iku njëra në specializim. U zëvendësua me një për një problemi. Nuk e di çfarë problemi ka pasur edhe e rikthyen në punë edhe e hoqën prapë. Ndenji një muaj e gjysmë, e hoqën prapë. Na sollën një vajzë të re, ndenji dhe ajo një muaj. Domethënë ia kemi bërë, kalo fëmijët nga një mjek në tjetrin. Ndenji një muaj këtu dhe filloi te Urgjenca Kombëtare dhe me fëmijët është bërë mish për top. Dhe ne s’po mundemi të bëjmë punën tonë.

Gazetarja: Sa fëmijë janë që nuk po marrin shërbimin nga pediatri?

Mjekja: Tani, ne shërbimin po e japim. Nuk i kemi lënë pa shërbim.

Gazetarja: Mirë, por po detyrohen të shkojnë sa në privat, sa në Kamëz.

Mjekja: E vërteta është që janë 2600 a nuk e di me siguri se janë shpërndarë sa këtej-andej për efekt mungese mjekësh. Populli ka të drejtë, do shërbimin e vet, se janë dhe kronikët.

Gazetarja: Aktualisht është hapur vendi vakant për mjek pediatër këtu?

Mjekja: Tani kërkesa është bërë dhe nuk e dimë. Ne kemi bërë të pamundurën. Kalamajtë i kemi vizituar. I kemi fut dhe jashtë radhe.

Më tej, emisioni “Stop” është drejtuar pranë Qendrës Shëndetësore të Kamzës për të pyetur për vendin vakant.

Drejtoresha: Mjeku pediatër u zëvendësua, mirëpo gjeti një vend pune dhe tani është në portal. Është në proces emërimi. Ka mundësi shumë shpejt të emërohet.

Gazetarja: Po sepse dhe më pas ka pasur mungesë, që nga korriku. Mesa më thanë…

Drejtoresha: Jo, jo s’ka pasur prej disa muajsh.

Gazetarja: Nga Qendra Shëndetësore m’u tha.

Drejtoresha: Nuk ka pasur prej disa muajsh. Në një moment të caktuar, ai që u emërua, u hoq për efekt dokumentacioni.

Gazetarja: Një muaj ndenji ai që ka qenë zëvendësues.

Drejtoresha: Dhe pastaj u hap vendi, u emërua. Tani, prapë e kemi deklaruar. Është në proces emërimi. Pritet me ditë.

Gazetarja: Do emërohet?

Drejtoresha: Patjetër!/tvklan.al