2 javët e fundit të kampionatit do të zhvillohen me publik

Premier League do të kthejë tifozët në stadiume për 2 javët e fundit të këtij sezoni. Vendimi është bërë i ditur duke shtuar se duan t’i japin mundësinë një numri të kufizuar mbështetësish të jenë në tribuna.

Natyrisht do të pranohen vetëm shikues të ekipit vendas. Sipas njoftimit të Premier League, kjo nuk do të realizohet vetëm nëse qeveria e kundërshton më 10 Maj kur do të lajmërohen masat e reja të Covid-19.

Futbolli anglez bëri provat e para në gjysmëfinalet e Kupës së Federatës me 4 mijë tifozë dhe në finalen e Kupës së Ligës me 8 mijë. Londra do të presë edhe ndeshje të Europianit me finalen që do të zhvillohet në Wembley më 11 Korrik me praninë e publikut.  

Tv Klan