Mashtruesit e “Notre Dame”

Për rindërtimin e Notre Dame dy miliarderë francezë të modës premtuan se do të dhurojnë secili nga 300 milionë euro, por që kanë dhuruar vetëm 20 milionë. Edhe këto pasi i turpëruan publikisht për premtimin e pa mbajtur. Bernard Arnault, i cili është pronar i markave “Fendi” dhe “Louis Vitton”, si dhe Francois Pinault, i cili zotëron markën “Gucci”.

Shumë njerëz të pasur premtuan se do të dhuronin mbi 900 milionë euro për rikonstruksionin e saj, por përfaqësues nga fondacioni “Notre Dame” u shpreh se askush nuk ka dhënë asnjë qindarkë deri më tani.

Zyrtarë thanë se shumë prej personave të cilët kanë premtuar se do të dhuronin para për rindërtimin e “Notre Dame”, kanë pritur të dëgjojnë se çfarë përfshin restaurimi dhe pastaj të vendosin se për të paguar.

Skuadra të specializuara po punojnë për ta bërë ndërtesën më të sigurt pasi shumë pjesë janë mjaft delikate. Fondacioni “Notre Dame”, i cili po menaxhon projektin në emër të shtetit, vlerëson se kjo punë do të zgjasë rreth katër muaj, deri në përfundim të punimeve.

Klan Plus