Bizneset vazhdojnë punën, nuk ka vetëizolim

Talat Ajdini është rrobaqepës me traditë familjare. Tani ka pak punë dhe nuk e di nëse verës diaspora shqiptare do të kthehet. Një njeri i mësuar me punë tani ka gjet një formë të re për të ndihmuar pa pagesë. Maska mbrojtëse nuk ka dhe rrobaqepësi preshevar ka vendosur t’i qepë aq sa ka mundësi, pa pagesë. Kështu thotë mbron edhe vetën, por edhe të tjerët.

Lugina e Preshevës ende nuk është prekur nga virusi korona. Në njërën anë ndodhën afër Nishit që konsiderohet një nga zonat e prekura më shumë në Serbi, në pjesën tjetër me Gjilanin e Kosovës. Frika ekziston, por qytetarët ditën nuk vetëizolohen.

Besnik Çollaku është bukëpjekës. Këtu thotë se nuk ka mungesë ushqimesh. Por, ata që kanë frikë nuk shkojnë të blejnë bukë në dyqane. Shumica gatuajnë dhe nuk duan kontakte me askënd.

Por, çfarë nëse ndodh të bie virusi. Presheva është përmendur se do të ketë një qendër karantine, sidomos për refugjatët nga vendet arabe. Në qendrën e vetme shëndetësore thonë se masat janë marrë.

Lugina e Preshevës ka një diasporë të madhe. Të lidhur me Kosovën ku më nuk mund të shkojnë dhe në Serbi ku po shtrihet virusi, tani vetëm mund të shpresojnë.

Tv Klan