Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, dekoroi me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”, Bibliotekën Kombëtare me rastin e 80 vjetorit të krijimit të këtij institucioni, ku ruhet trashëgimia kulturore e popullit shqiptar.

Titulli i lartë iu dorëzua drejtorit të Bibliotekës Kombëtare prof.Aurel Plasari nga kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi, gjatë një ceremonie festive të organizuar në mjediset e kësaj biblioteke, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Kulturës Arta Dade, këshilltari i presidentit Zef Preçi, njerëz të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare, punonjës dhe veteranë të këtij institucioni, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë etj.

Biblioteka Kombëtar ruan në fondet e saj rreth një milion vëllime. Numëron rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa qarkullon mbi 100 mijë materiale në vit. E quajtur pasuri kombëtare, ajo përfshin në fondin e arkivit të saj, botimet e para në gjuhën shqipe, nga shekulli i XVI deri në ditët tona. Në fondin e antikuarit, botime të shekullit të XVI deri në shek. XVII. Inkunabula, si dhe 52 harta me shtyp, dorëshkrime në gjuhët orientale etj./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora