Raportim Live
13:17, 10 Tetor 2024

Erdogan e Rama me deklaratë, gazetarja: Kreu i KMSH nuk merr pjesë në përurimin e xhamisë

Gazetarja e Tv Klan Elja Zotka ka dhënë disa detaje sa i takon vizitës zyrtare në vendin tonë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Mësohet se Erdogan dhe Rama do dalin me një deklaratë të përbashkët dhe jo konferencë siç ishte parashikuar. Lexo më shumë

12:53, 10 Tetor 2024

Pamjet nga takimi Rama-Erdogan


12:32, 10 Tetor 2024

Rama pret me buzëqeshje Erdogan, nis takimi në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka pritur Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Ata do të mbajnë një takim në Kryeministri.

12:17, 10 Tetor 2024

Mbyllet takimi Erdogan-Begaj

Përfundon takimi i Presidentit Recep Tayyip Erdogan me homologun e tij Bajram Begaj. Tanimë, kreu i shtetit turk do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

11:51, 10 Tetor 2024

11:33, 10 Tetor 2024

Begaj pret Erdogan me ceremoni zyrtare

Ka mbërritur në Presidencë, kreu i shtetit turk Recep Tayyip Erdogan bashkë me delegacionin. E ka pritur me ceremoni zyrtare homologu i tij Presidenti i vendit Bajram Begaj.

11:07, 10 Tetor 2024

Erdogan dhe delegacioni i tij nisen drejt Presidencës

11:01, 10 Tetor 2024

10:41, 10 Tetor 2024

Ulet në Rinas avioni i Erdogan

10:38 – Sapo është ulur në Aeroportin e Rinasit avioni i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Janë dy avionë të kompanisë turke që kanë prekur pistën e Rinasit, pasi Erdogan shoqërohet nga një delegacion i madh.

10:19, 10 Tetor 2024

Masat e Policisë për vizitën zyrtare

Për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së presidentiti turk, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, duke bërë edhe bllokimin e rrugëve në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës rreth 8 orë në Tiranë.

Policia e Shtetit njofton drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar-Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar-Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, do të jetë i bllokuar. Ndërkohë që rrugë të tjera që do të bllokohen janë: nga Rinasi-Qafa e Kasharit-Mbikalimi tek Casa Italia-nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir)-Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Po ashtu për shkak se presidenti Erdogan do të zhvillojë një takim me kryeminsitrin Edi Rama, rreth orës 12:00, do të bllokohet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish-Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”. Ndërkohë prej orës 16:00 do të bllokohen edhe rrugët, “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, “Ibrahim Rugova”,  rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush” pasi delegacioni do të drejtohet drejt xhamisë së Namazgjasë për të bërë inaugurimin e saj.

9:30, 10 Tetor 2024

Presidenti turk Erdogan vizitë zyrtare në Tiranë (Të gjitha zhvillimet)

Këtë të Enjte në orën 11:00 pritet që Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan të mbërrijë në Tiranë. Kjo vizitë, që parashikohet disa orëshe, pason atë të 17 Janarit 2022.

Dy vite më parë, Erdogan pa nga afër lagjen me banesat që u ndërtuan në Laç falë mbështetjes së qeverisë turke. Ndërtimi i 522 apartamenteve ishte kontribut i shtetit turk pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019 në vend. Por jo vetëm kaq, Turqia i erdhi në ndihmë Shqipërisë edhe me baza të tjera materiale dhe 350 mijë euro asokohe.

Edhe gjatë pandemisë përpos ndihmave mjekësore, ndërtoi një spital në Fier. Edhe sot, kreu i shtetit turk do të marrë pjesë në inaugurimin e “Xhamisë së Namazgjasë” në kryeqytet, e cila është ndërtuar me po mbështetjen e tij.

Mbase prej ngjashmërive kulturore, por marrëdhëniet shqiptaro-turke vetëm sa janë përmirësuar vitet e fundit. Edhe raporti politik Rama-Erdogan duket tejet i fortë.

Marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së kreut të qeverisë Edi Rama në Turqi më 6 janar 2021, ishin një pikënisje mjaft e mirë. Në Shkurt të këtij viti, Rama i shoqëruar nga kabineti i tij qeveritar fluturoi drejt Ankarasë. Pas pritjes me ceremoni madhështore në Pallatin Presidencial, u nënshkruan 6 marrëveshje mes shteteve.

Rama në fjalën e tij tha se është tejet mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën në 3 raste. Gjatë tërmetit, pandemisë së Covid-19 dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

/tvklan.al