Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 Tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po viziton Ballkanin Perëndimor, duke e nisur me vizitën me Tiranën.

Ajo u prit në një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe më pas u takua edhe me presidentin Ilir Meta. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Von Der Leyen tha se ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

Duke përgëzuar Shqipërinë për ecurinë e reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, Presidentja e KE-së shpreson që deri në fund të vitit të mblidhet Konferenca e parë ndërqeveritare.

Ajo dha mbështetjen e saj edhe për nismën Ballkani i hapur, duke nxitur vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me hapjen e tregut në rajon. Ndërsa Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojë të bëjë detyrat e shtëpisë dhe nuk do të presë ditën e dasmës, duke nënkuptuar vendimin e vendeve anëtare të BE.

Ju i keni plotësuar detyrat e kërkuara, do të bëjmë gjithçka për të kaluar pengesat

Në konferencën për shtyp që po mbahet në shkollën e rindërtuar në Qerek të Krujës, Presidenja e KE, Ursula von der Leyen është shprehur se Shqipëria do jetë së shpejti pjesë e BE. Ajo tha se Konferenca Ndërqeveritare, do të mbahet para fundit të vitit,

“Më la shumë mbresa vizita këtu, takova fëmijët edhe vajzat që luanin volejboll, djemtë basketboll, do të doja që fëmijët e mi të kishin një shkollë të tillë. Falenderoj ekipin, shumë faleminderit. Ky është symbol i miqësisë, por dhe bashkëpunimit, it ë ardhmes sonë të të ardhmes. I kemi parë fëmijët, ajzat, djemtë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE, jemi miq dhe partner. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë rrugë e gjatë. Jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. I kemi borxh rinisë shqiptare që besojnë tek e ardhmja europiane.

Është rinia jonë. Jo vetëm me shkollat, por dhe me bashkëpunimin tonë për këto përparësi që ne kemi. Së pari rimëkëmbja nga pandemia, dy shtylla kryesore, nga njëra anë vaksinimi dhe rimëkëmbjen nga pandemia dhe fuqizimin e ekonomisë.

Këtu skuadra Europë do të qëndrojë krahë jush. Kemi pasur një problem në fillim em fqinjët e Ballkanit Perëndimor, por do e tejkalojmë, skuadra BE ka dhuruar 430 mijë doza në Shqipëri, do të vijojnë. Vaksinat shpëtojnë jetë, shpëtojnë të dashurit e zemrës. Me të do të tejkalojmë pandeminë.

Sa më i shpejtë Procesi i Berlinit, aq më shpejt dhe integrimi në BE. Shqipëria meriton dhe do të jetë në BE, nuk ka pikë dyshimi. Jap mbështetje të plotë për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ju përmendët disa vështirësi, unë jam e vendosur që të kemi tryezën e parë ndërqeveritare (para fundit të vitit). E kemi diskutuar edhe në të shkuarën, po punojmë për këtë”, është shprehur Von der  Leyen.

Von Der Leyen: Rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësuese

Presidentja e KE Von Der Leyen në konferencën për shtyp që ka bërë në Fushë-Krujë, ka përmendur edhe rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, ku shprehet se është tepër shqetësuese dhe është thelbësore që të ketë një rikthim të dialogut mes dy vendeve.

“Ju përmendët dhe një çështje tjetër, që rajoni ka nevojë për bashkëpunim, por edhe për pajtim. Juve keni punuar fort për këtë çështje dhe keni patur arritje. Shikojmë që rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësues.

Është thelbësore që të ulet ky tension dhe të kemi rikthim në dialog. Edhe Bashkimi Europian u ndërtua mbi bazën e dialogut në fillimet e veta dhe si fillim u nderuam në bazën e zhvillimit ekonomik dhe kjo solli mirëkuptim nga të gjitha palët e më pas solli dhe pajtimin. Ky është një proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati.

Këtë dëshirojmë që të arrijmë, prandaj në mbyllje i dashur Edi, dua të përgëzoj Shqipërinë për përparimin që po bën dhe ecurinë që ka pasur në reformën në drejtësi, ju përgëzoj dhe për progresin në luftën kundër krimit të organizuar, për strukturat e reja antikorrupision, ky ka qenë sukses vërtet i madh.

E di që ju po luftoni për luftën kundër korrupsionit të parave si dhe hartimin e akteve nënligjore për të drejtat e pakicave. Konsolidimi i këtij historiku në fushën e reformave, është vendimtare dhe unë mirëpres punë të vazhdueshme në këtë drejtim”, është shprehur Ursula der Leyen.

Premton Von der Leyen: Do ndërtojmë lidhjen e hekurudhës së Tiranës e Durrësit me Podgoricën

Presidentja e KE Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp që u mbajt në Fushë-Krujë ka treguar dy plane mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e Shqipërisë, ku një ndër to është dhe ndërtimi i hekurudhës së Tiranës dhe Durrësit me Podgoricën.

“Qytetarët e Shqipërisë dhe në veçanti të rinjtë meritojnë një të ardhme më të gjelbër e më dixhitale. Ata kanë nevojë dhe meritojnë vende pune që janë të mirëpaguara, kështu që ky është plani ynë i investimeve dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Me pak fjalë në tryezë kemi vënë 9 miliardë Euro dhe e rëndësishme për ne dhe kjo funksionon në vetvete është që ju jeni ata që bëni propozimet për projekte cilësore solide dhe të forta në mënyrë që ne së bashku të arrijmë të sjellim dhe më shumë se 20 miliardë Euro të tjera në investime. Ky është objektivi ynë, e kemi filluar tashmë këtë gjë.

Kemi sjellë 500 mijë Euro dhe kam kënaqësinë të propozojmë edhe një shtesë prej 600 milion Eurosh, kështu që le të kemi sukses për këtë plan dhe sukses të përbashkët. Ne po punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin dhe dëshiroj që po bashkëpunojmë si partnerë në Ballkanin Perëndimor duke identifikuar projektet më të mira, pra për të krijuar vende pune, për të lidhur rajonin. Për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e lidhjes së hekurudhës së Tiranës dhe Durrësit me Podgoricën si dhe do reabilitojmë dhe Fierzën”, është shprehur Ursula von der Leyen.

Open Balkan, von der Leyen: Çdo iniciativë që mbështet bashkëpunimin mirëpritet prej nesh

Gjatë konferencës për shtyp, një nga gazetaret e Tv Klan, iu drejtua Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në lidhje me nismën e “Ballkanit të Hapur”, nëse ëshë një mënyrë stabilizimi apo largimi nga rajoni.

Presidentja e KE iu përgjigj pyetjes duke thënë se “Procesi i Berlinit” është kuadri i cili po shtyn drejt integrimit vendet e Ballkanit.

Përgjigja e von der Leyen u pasua nga Kryeministri Edi Rama për zhgënjimin e vendeve që presin të anëtarësohen në BE. Sipas tij, nuk ka rëndësi sa zgjat sepse kjo nuk varet nga një konferencë, e rëndësishme është arritja e objektivave.

Gazetarja: Siç konsiderohet nga të gjithë dhe siç është aktualisht situata në kufirin Kosovë-Serbi, Ballkani është një fuçi baruti që nga momenti në moment mund të shpërthejë. E duke patur parasysh këtë situatë, duke patur parasysh edhe zhgënjimin për të cilin flet Kryeministri sa i takon vendeve që presin të anëtarësohen në BE dhe kjo po zgjat me dekada tashmë, a mendoni se “Open Balkan” është një mënyrë për të stabilizuar këtë rajon, për të vënë paqen për të cilën ju folët apo është një mënyrë për t’u larguar ky rajon nga BE?

Ursula von der Leyen: Unë mendoj që po të shikojmë ecurinë ekonomike, si edhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si edhe thellimin e këtij tregu të përbashkët rajonal, mendoj se “Procesi i Berlinit” është kuadri të cilin ne po përdorim dhe që po e shtyn procesin e integrimit përpara si kuadër në të cilin të gjashta vendet e rajonit dhe ekonomitë e tyre nga të cilat do të përfitojnë dhe kjo ka qenë përvoja jonë me tregun tonë të përbashkët në BE dhe kjo është ajo që po shikojmë tashmë në rajon. Çfarëdolloj iniciative e cila është brenda për brenda “Procesit të Berlinit” dhe çdo iniciativë që sjell bashkëpunimin mirëpritet prej nesh, kështu që ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por kontekstin në të cilin propozohet. Pra, të jetë një proces i hapur, gjithëpërfshirës, i cili i shtyn të gjithë që të ecin përpara, i fton të gjithë që të jenë pjesë e tyre dhe thellon marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe bashkëpunimin ndërmjet ekonomive të ndryshme të rajonit, pra që të ketë një integrim të thellë të ekonomive, sepse kjo në vetvete është pjesë e procesit.

Edi Rama: Gabim, unë dua ta përsëris ose ta sqaroj. Unë nuk jam i zhgënjyer sepse që të zhgënjehesh njëherë duhet të gënjehesh, por nuk më ka gënjyer mendja, prej disa vitesh tanimë, që ky proces është i parashikueshëm, kështu që nuk kam asnjë zhgënjim, sinqerisht. E kuptoj shumë mirë se çfarë ndodh në Këshillin Europian, e kuptoj shumë mirë se çfarë ndodh në këshillat europianë, njëherë ka njëri zgjedhje, pastaj ka tjetri zgjedhje, pastaj vijnë të tretët dhe pa pritur e pa kujtuar nxjerrin një datë tjetër, kjo është mënyra si funksionon dhe këtu s’ka asnjë gjë për t’u gënjyer e për t’u zhgënjyer jo e jo. Është mënyra si është organizuar BE, kërkon durim, kohë , qetësi, ajo që për ne është e rëndësishme nuk është a e bëmë një konferencë apo nuk e bëmë me Zoom, e rëndësishme është që ne të bëjmë punën. Për sa kohë ne kemi mbështetjen e Komisionit, kemi asistencën me të gjithë dijen dhe ekspertizën e BE, kemi objektivat përpara dhe ne realizojmë objektiva, ne e kemi bërë detyrën tonë, pastaj pjesa tjetër nuk varet nga ne dhe për një gjë që nuk varet nga ne, ne nuk kemi arsye as të gënjehemi, as të zhgënjehemi, është shumë e thjeshtë. Dhe e them me shuam qetësi, pa asnjë nuancë ironie apo cinizmi, sepse ky është realiteti, ne nuk e ndryshojmë dot botën.

Rama: “Ballkani i hapur” është njësia e zbatimit të projektit të “Procesit të Berlinit”

Në konferencën për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Kryeministri Edi Rama iu referua nismës së “Ballkanit të Hapur” duke e lidhur atë me Procesin e Berlinit. Rama tha se “Ballkani i Hapur” është vendosur dhe do të realizohet.

Ai shpjegoi se është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit. Sipas Kryeministrit, nisma nuk është një detyrë për t’u bërë nga të tjerët, por nga ne pasi Eruopa nuk e ka për detyrë dhe angazhim të merret me të gjithë kalamajtë e Ballkanit.

Procesi i Berlinit është një sintezë e aplikuar për Ballkanin e projektit të BE, nuk është gjë tjetër. Si e bënë ata pas luftës? Duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit duke u marrë me çfarë i bënë njëri-tjetrit në luftë apo duke bashkëpunuar? Dhe si bashkëpunuan? Duke ndërtuar njëherë komunitetin e qymyrit dhe hekur-çelikut, pastaj duke bërë Traktatin e Romës për tregun e përbashkët. U deshën disa vite dhe pastaj erdhi koha kur Hilibrandi në emër të Gjermanisë kërkoi ndjesë, në 69-ën, por paqja përfundimtare, shkrirja e akujve, mbyllja përfundimtare e së shkaurës dhe transformimi përfundimtar i aleancës franko-gjermane në boshtin e Europës së bashkuar erdhën pas vitesh e vitesh kur u ndërtua besimi, me një marrëveshje këtu, një marrëveshje atje, atje dhe marrëveshje të vogla në fillim e pastaj pak më të mëdha, por për çfarë u bënë ato marrëveshje? Për të harruar luftën, për të harruar krimet, për të harruar të shkuarën? Jo. Ato marrëveshje u bënë sepse ndërkohë njerëzit duhet të jetojnë, të ushqehen, duhet të arsimohen, të kenë më shumë punë, të ardhura, prandaj u bënë ato marrëveshje dhe prandaj bëra këto marrëveshje. Kështu që vendosja në një zjarr të kryqëzuar e miqve dhe partnerëve tanë, qoftë në Bruksel, qoftë në Berlin, qoftë kudoqoftë, që disa thonë “Ballkani i Hapur” duhet, disa thonë “s’na duhet” bën që miqtë tanë të jenë sa më të ekuilibruar që të mos krijojnë çekuilibër këtu. “Ballkani i Hapur” është vendosur dhe do të bëhet dhe çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur dhe do të jetë hapësira ku të gjithë do të vijnë njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë dhe kush vjen më vonë thjesht i humbet kohë vendit dhe popullit të vet, kaq e thjeshtë është kjo. “Ballani i Hapur” është interes strategjik dhe mekanizmi që bën Procesin e Berlinit. Për ta mbyllur, i thashë presidentes edhe këtë: “Për një projekt të BE që realizohet në Shqipëri, ndërtohet një entitet për çdo projekt që quhet njësia e zbatimit të projektit. ‘Ballkani i Hapur’ është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit”. Ne duhet të jemi njësia e zbatimit të projektit, nuk mund të na e zbatojnë projektin as në Gjermani, as në Francë, as në Bruksel sepse nuk kanë as detyrën ta bëjnë këtë, as kohë, as mundësinë dhe as kanë pse të kenë angazhim për ta bërë këtë sepse janë votuar për të bërë shumë gjëra të tjera më përpara sesa të bëjnë “Ballkanin e Hapur” apo se sa të merren me të gjithë kalamajtë e Ballkanit, u shpreh Rama./tvklan.al