Një grua thotë se i është kryer një seancë ekzorcizmi nga një prift  në përpjekje për të nxjerrë “demonin” brenda saj për shkak të tatuazheve. 30-vjeçarja nga Filipinet, DeeDee Villegas është thuajse e tëra e mbuluar në tatuazhe që janë dashur më shumë se 200 orë të dhimbshme për t’u realizuar.

Ajo tregon se një prift, ndërsa ndodhej në transportin urban u përpoq të realizonte një rit ekzorcizmi ndaj saj. Ai e kishte parë dhe më pas kishte ngritur duart duke mërmëritur lutje bibilike drejt saj. E gjithë ngjarja kishte shkaktuar një skenë të sikletshme për të. Ajo shpjegon se tatuazhet, ashtu si komuniteti LGBT+ ku ajo bën pjesë, tolerohen, por nuk pranohen tërësisht në Filipine. Kjo përbën një sfidë të vërtetë për të pasi shpesh përjeton abuzim verbal.

Në fillim, ajo u njoh me kulturën e tatuazheve nga miqtë e saj të universitetit të cilët e shprehnin individualitetin në forma ekstreme. Tatuazhi i saj i parë ishte nq qafë, një motiv tribal pa kurrfarë kuptimi për të. Por, ajo u mahnit nga kultura kur zbuloi domethënien e pasur historike që kanë tatuazhet në Filipine e botë.

Gjatë 12 viteve, Villegas ka shpenzuar mbi 20 mijë Paund për tatuazhet që mbulojnë rreth 60-70% të trupit të saj, përfshirë edhe kokërdhokët e syve. E vetmja zonë e paprekur janë stomaku dhe këmbët. Përveç tatuazheve, DeeDee ka edhe 12 piercing në fytyrë./tvklan.al