Princ Harry godet sërish me rrëfimin e tij, bën deklarata të forta mbi mënyrën e edukimit…



Princ Harry godet sërish me rrëfimin e tij, bën deklarata të forta mbi mënyrën e edukimit…

14:23 14/05/2021

Duka i Sussex kritikoi mënyrën e edukimit të tij nga, Princi Charles, mbi “dhimbjen dhe vuajtjet gjenetike” në familjen mbretërore, teksa ka theksuar se ai donte të “prishte ciklin” për fëmijët e tij.

Në një intervistë, Princi Harry, i cili po pret një vajzë me Meghan dhe tashmë është babai i Archie, dy-vjeçar  e krahasoi jetën në familjen mbretërore me një përzierje të të qenit në “The Truman Show” dhe të qenit në një kopsht zoologjik.

Ndërkohë Princ Harry është duke promovuar dokumentarin  e tij të ri Apple TV mbi shëndetin mendor, “The Me You Can’t See”, me protagonist  Oprah Winfrey, i cili fillon javën e ardhshme.

Sa i përket  fëmijërisë  së tij, Harry u shpreh : Nuk ka asnjë faj. Unë nuk mendoj se duhet të drejtojmë gishtin  ose të fajësojmë dikë, por sigurisht kur bëhet fjalë për prindërit, nëse kam përjetuar ndonjë formë dhimbjeje ose vuajtjeje për shkak të dhimbjes ose vuajtjes që mbase babai im ose prindërit e mi kishin pësuar, unë do të sigurohem për të ndaluar  atë cikël në mënyrë që të mos e trasmetojë atë tek fëmijët e mi.

Princ Harry theksoi ndër të tjera faktin , se në të 20-tat e tij, ai e kuptoi se nuk e donte “punën” mbretërore, pasi kishte parë gjithçka që i ishte bërë nënës së tij, Princeshës Diana.

Klan News







Të ngjashme