Emisioni Stop në Tv Klan dhe Alb Market kanë çuar ndihma në familjen e Esmeralda Dukës, pas mesazhit të vajzës 14-vjeçare.

Dy prindërit janë të sëmurë dhe kanë tre fëmijë. Ata jetojnë vetëm me një pagesë të vogël invaliditeti.

“Unë jam vetë e sëmurë me probleme me shikimin, dhe burrin e kam me probleme me shtyllën kurrizore. Me thënë të drejtën, edhe ngaqë nuk kemi mundësi ekonomike të mira, me një ndihmë ekonomike shumë të vogël, fëmijët i kam tre; njëri është 14, tjetra është 12, tjetri është 10”, thotë zonja e shtëpisë.

Më pas kthehemi sërish te motrat në Lushnjë, Desiana dhe Xhuliana Bali, të cilat nuk mund të lëvizin për paaftësi muskulare.

Pasi i dhuruam një motor elektrik, Gëzim Beshka dhe Sulejman Xhepa kanë dhuruar nga 100 Euro secili. /tvklan.al