Alibeaj: Përçarja në PD i ka shërbyer vetëm qeverisë “Rama”

Një pjesë e grupit parlamentar të PD ka prezantuar prioritetet e tyre në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se tre janë prioritetet e deputetëve të PD:

I. Reforma legjislative;
II. Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
III. Kontrolli parlamentar.

Të cilët ndahen nënkapituj

1. Reformen Antikorrupsion
2. Kërkesa ne GJK për bordin e naftes
3. Paketa ekonomike-energjitike
4. Lista e 4 aferave korruptive.

Vet Alibeaj shpjegoi me detaje si do të zbatohen këto prioritete nga deputetët demokrat.

“Është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve, për të ofruar zgjidhje. Reformave për korrupsion dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Rreziku permanent në 32 vite post komunizëm në Shqipëri është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një paketë të plotë për kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetit të zyrtarëve të lartë. Edi Rama e ka mbyllur atë në sirtar duke mos lejuar avancimin e kësaj reforme të shumëpritur, është shprehur Alibeaj.

Edhe këtë sesion të ri parlamentar PD vijon të jetë e ndarë në aksionin e saj politik, Kjo gjë sipas deputetit Alibeaj i ka shërbyer vetëm qeverisë “Rama”.

“Nuk dua që asnjë njeri të ngelet pas me të shkuarën. Çoroditja e opozitës e ka shtruar, ia ka bërë më të lehtë Edi Ramës të bëjë përshesh. Sot do duhet të kalojmë në akte dhe veprime konkrete”, është shprehur ai.

Alibeaj theksoi dhe njëherë se Shqipëria ndahet nga e kaluara vetëm nëpërmjet dekomunistizimit, që gjithashtu do të jetë një nga çështjet e rëndësishem që do të diskutohen në parlament.

Klan News