Në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë, në bazë parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave.

“Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence”, njofton AKMC.

Qytetarëve i bëhet thirrje që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje./tvklan.al