Dyqani GoTech Electronics në Yzberisht mbush plot 1 vit, dhe për të festuar me klientët këtë përvjetor ka përgatitur për ta ofertat më të mira.

“Nga data 7 deri më 13 Tetor, gjithçka në dyqan do të jetë me ulje të pabesueshme. Kjo është mundësia juaj për të përfituar nga çmimet më të leverdisshme për gjithçka që ju nevojitet për shtëpinë dhe familjen. Nga teknologjia më e fundit deri te pajisjet e përditshme, çdo gjë është menduar për ju”, tha Gerta Qira, Departamenti i Marketingut, GoTech Electronics.

Uljet kanë përfshirë të gjitha produktet, duke nisur nga elektroshtëpiaket e vogla e deri tek ato të mëdha.

Këto oferta bashkëngjitur cilësisë së garantuar të produkteve, e bëjnë GoTech Electronics një pikë të fortë reference për çdo klient.

“Lavatriçe Candy me kapacitet prej 8 kg me klas energjie A+++, një zgjedhje ideale për amvisat që kërkojnë cilësi dhe duan të kursejnë energji. TV Felsen 43″ Full HD – televizori perfekt për familjen tuaj, me platformë Smart TV Android, që ju sjell të gjitha aplikacionet dhe filmat në një vend. Frigorifer HAIER, marka lider në Europë për elektroshtëpiake, Total No Frost dhe motorin inverter të dyfishtë, i cili ofron dyfish kursim energjie dhe 5 vite garanci. Hekur Philips 1400W – i domosdoshëm për çdo shtëpi, perfekt për të hekurosur shpejt dhe thjesht!”, tha Qira.

Ky është dyqani i 25 i GoTech Electronics dhe përgjatë vitit të parë të hapjes janë të shumtë klientët besnikë që nuk mungojnë asnjëherë, sidomos kur ka oferta.

“Ju ftojmë të vizitoni GoTech Yzberisht dhe të përfitoni nga këto oferta fantastike. Ky përvjetor është menduar posaçërisht për t’u festuar me ju. Ejani dhe bëni blerje të zgjuara për shtëpinë tuaj me produktet më cilësore! Sepse e dini – më të mirat i gjeni vetëm në GoTech Electronics! Ju mirëpresim.”

Rrjeti i elektronikës GoTech gjendet në të gjithë Shqipërinë, në Tiranë, Durrës, Fier, Kukës, Laç, Korçë, Shkodër dhe Elbasan.

Tv Klan