Shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit mund të ndërpriten në një kohë të shpejtë nëse sasia e prurjeve do të ketë ritmin e ditëve të fundit.

Ky fakt është pohuar  nga zv/ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Leonard Beqiri, i cili bashkë me një grup pune inspektoi situatën e prurjeve në hidrocentralet e Fierzës e Komanit  dhe punën që po kryhet për menaxhimin e situatës.

Në hidrocentralin e Fierzës 24 orët e fundit janë shënuar prurje 600 metra kub/s,  nga 2000 metra që kanë qenë disa ditë më parë.

Niveli i digës ka mbërritur në kuotat e 290 metrave, duke ardhur gradualisht në parametra normal. 

Për përballimin me përgjegjësi të situatës, zv/ministri Beqiraj  ka vlerësuar punën e bërë nga specialistët e korporatës dhe punonjësit e hidrocentaleve.

Situata po normalizohet edhe në Vaun e Dejës, ku niveli ka arritur në 74 metra. Prurjet në këtë liqen janë 220 m3/s dhe tuneli po shkarkon 700 m3/s.

Në të 3 hidrocentralet mbi lumin Drin punohet me kapacitet të plotë për prodhimin e energjisë.

Tv Klan