” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Emisioni Pro Business është ndalur të hënën tek diaspora Shqiptare.

“Fluturoj me Shqipen” është projekti i parë I prezantuar nga Diaspora I cili synon  ndërtimin e një magazine inteligjente  ku brenda saj do të ketë një sërë produktesh, kryesisht të artizanatit, tekstile dhe këpucë, makineri e pajisje, sektorin e artit etj. Pra e gjitha është konceptuar ai një kompani tekneologjike , logjistrike, që grumbullon në një te vetme dhënien e shërbimeve për shumë sektorë!

Nën Kryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës  Znj.Elisabeta Katiaj 

 hotë për Pro Business se nisma synon të ndihmojë kryesisht bizneset e vogla dhe të mesme.

“Është një magazinë fizike doganore e cila do të grumbullojë, do të shesë, do të blejë dhe menaxhimi i stafit do të ofrojë edhe shërbimet mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që nga pikënisja te marketimi i produkteve Made in Albania, Kosovë, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe shqiptarët në Diasporë, duke kategorizuar produktet në bazë dhe të sektorit.”- thotë Katiaj.

Z. Lazim Destani shquhet për aktivitetet e tij kombëtare si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe progresive që u ka dhënë projekteve nga sfera e arsimit, sportit, kulturës dhe ajo humanitare.  Në cilësinë e Presidentit të Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Sipërmarrësi Destani thotw se goditjet e njëpasnjëshme, tërmeti, pandemia dhe tani efektet e luftës në Ukrainë duket se kanë ndikuar edhe në planet e diasporës për projekte në Shqipëri por pavarësisht kësaj projektet janë optimiste për të ardhmen

Sipermarrësi Fation Dervishi është rikthyer pas 14 viteve nga Gjermania për të investuar në Shqipëri.  Ai thotë se vendi ynë është I favroshëm për të bërë biznes.

Shqipëria është një vend vërtetë i vogël, por gjithashtu i mirëpozicionuar në rradhë të parë gjeografikisht, gjithashtu dhe në marrëdhënien e bashkëpunimit me të gjithë vendet e rajonit dhe më gjerë dhe në Evropë. Klima e biznesit në Shqipëri është në rritje. Tendenca dhe dëshira e investimeve vazhdon të jetë gjithashtu në rritje, duke marrë parasysh gjithashtu dhe problematikat që hasin si investitorët e rinj, si ata aktualë që janë prej vitesh në Shqipëri. – thekson Dervishi.

Kledis Panajoti Rumi ka një eksperiencë disa vjeçare në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë industriale në Ballkan, në Itali dhe më gjerë.  Ai eshte një nga anëtaret e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe e shikon mjaft të vështirë situatën e krijuar. Duket se kriza e cmimeve do të vazhdojë të jetë kërcënim për të ardhmen për bizneset.

Në pjesën e fundit gazetarja Oljana Maloku ka sjellë historinë e sipërmarrses Anita Likmeta, e lindur në Durrës e cila u largua drejt Italisë në moshën 11 vjeçare. Ajo  ja ka dalë mbanë të shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startupeve në Itali. Është brezi i dytë i shqiptarëve të diasporës dhe mban të ndezur dëshirën për të kontribuar për vendin e saj. Anita konkuron  mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë për InspiringFifty Evropë 2022 që do të mbahet Londër (Angli) me datën 13 qershor.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!