Probleme për Facebook dhe Whatsapp

Probleme për Facebook dhe Whatsapp

16:35 03/07/2019

Rrjeti më i madh social, Facebook, po shfaq probleme teknike në funksionim. Përdoruesit raportojnë se i njëjti problem po ndodh edhe me aplikacionin Whatsapp, pronë e kompanisë Facebook.

Problemi qëndron në postimet e fotografive në Facebook, të cilat nuk shfaqen. Po kështu edhe në Whatsapp, përdoruesit kanë hasur vështirësi në dërgimin e fotove, videove dhe mesazheve zanore.

Vështirësi në publikimin e fotografive duket se ka edhe në Instagram, rrjet social që gjithashtu zotërohet nga Facebook. Kompania nuk ka ende një reagim për këto probleme. /tvklan.al
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI