Në këtë fillim sezoni turistik infrastruktura rrugore mbetet problemi kryesor në bregdetin shqiptar. Këtu jemi në Velipojë të Shkodrës dhe vetë pushuesit të cilët kanë filluar të frekuentojnë plazhet tona, pranojnë se duhet të ishte punuar më shumë nga ana e pushtetit vendor në këtë drejtim. Papastërtitë të shoqërojnë kudo, mungojnë banjat publike dhe energjia elektrike.

Nikoll Marku: “Kemi marrë masat në lidhje me energjinë elektrike që do të ketë energji të plotë 24 orë. Kemi marrë masat, edhe uji i pijshëm pothuajse është në masat 60-70% të përfundimit të punimit.”

Qytetari: “Them që ka nevojë të kapet në dorë me urgjencë higjiena e plazhit. Higjiena për sa i përket grumbullimit të mbeturinave, për sa i përket krijimit të kushteve për nevoja personale.”

Një situatë krejt tjetër paraqitet vetëm pak km më tutje. Në Ulqin sezoni turistik tashëm ka filluar që në ditët e para këtu kanë vërshuar një numër i madh turistësh. Nga ana tjetër administrata lokale është angazhuar totalit në promovimin e turizmit të Ulqinit për sezonin 2008. Ajo që bie në sy menjëherë nëse e krahasojmë me Velipojën këtu kemi pastërti, rregull, ujë dhe drita 24 orë./tvklan.al