Problemet e Partizanit me finalizimin, “të kuqtë” kanë shënuar vetëm 4 gola nga 6 takime - Tv Klan

Problemet e Partizanit me finalizimin, “të kuqtë” kanë shënuar vetëm 4 gola nga 6 takime


Problemet e Partizanit me finalizimin, “të kuqtë” kanë shënuar vetëm 4 gola nga 6 takime

23:41 27/10/2021

Humbja në derbi ka trazuar Partizanin, që po përpiqet të rigjejë veten pas ecurisë aspak të mirë në 6 javët e para të luajtura në Kategorinë Superiore. Dështimi kundër bardhebluve ka tronditur jo pak “të kuqtë” të cilët gjenden në vend të tetë në renditje me vetëm 4 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjes të luajtura.

Po kaq pikë ka edhe Kastrioti në vend të parafundit, ndërkohë që Skënderbeu ndodhet në fund të renditjes me 1 pikë më pak. Problemi i Partizanit në këtë sezon është sulmi. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka realizuar 4 gola deri më tani dhe ka pësuar gjashtë.

Mbrojtja është pika e fortë e ekipit që ka pësuar vetëm gjashtë gola nga 31 gjuajtje drejt portës. Por shqetësim për drejtuesit është fakti që deri më tani, tifozët nuk e kanë festuar ende fitoren.

Dy nga katër golat kanë ardhur nga gjuajtja e penalltive, ndërsa dy të tjerë nga aksionet. Në 6 takime, “të kuqtë” kanë gjuajtur portën 73 herë. Problemi i ekipit të drejtuar nga Daja është se çalon në finalizim.

Ndërkohë që Tirana e vendit të parë, ka gjuajtur portën në total 74 herë dhe ka shënuar 12 gola. Partizani ka nevojë për një fitore ndaj Egnatias, por për sfidën e radhës në kampionat nuk do të ketë të gatshëm për shkak kartonësh brazilianin Stenio Zhunior, i cili ka realizuar dy golat me penallti.

Klan News








Të ngjashme